MPJ: Bashkëpunim konstruktiv të mëtejshëm me z. Tusk dhe znj. Mogherini
Pëlqej
Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet mbledhjen e datës 30 gusht 2014 të Kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së, të cilët nominuan si President të Këshillit Evropian Kryeministrin polak Donald Tusk dhe si Përfaqësuese të Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Ministren e Punëve të Jashtme të Italisë, Federica Mogherini.

Në një deklaratë për mediat, MPJ shpreh kënaqësinë për nominimin e Kryeministrit Tusk dhe Ministres Mogherini në pozicionet e rëndësishme në krye të BE-së dhe u uron atyre suksese të mëtejshme në sfidat me të cilat do të përballen së afërmi.

"Kryeministri Tusk dhe Ministrja Mogherini, si përfaqësues, respektivisht të Polonisë dhe Italisë, kanë mbështetur në vazhdimësi politikën e zgjerimit të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe sidomos avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.Së fundmi, ata përkrahën fort Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat. MPJ shpreh kënaqësinë e bashkëpunimit të deritanishëm me krerët aktualë të këtyre institucioneve, Herman Van Rompuy dhe të Baroneshës znj. Catherine Ashton, si dhe shpreh bindjen për një bashkëpunim konstruktiv të mëtejshëm me z. Tusk dhe znj. Mogherini." thuhet ne deklaraten e MPJ-se. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori