MPB: Shkak i aksidentit, humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit
Albeu.com
Policia e shtetit në një deklaratë për shtyp ka bërë me dije për shkaqet e aksidentit rrugor në Fushë Arrëz ku për pasojë kanë humbur jetën 14 persona. Në deklaratën për shtyp të policisë thuhet se nga hetimet e kryera ...... nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit të rëndë, ndodhur gjatë ditës së djeshme në aksin rrugor Fushë Arrës-Durrës, në fshatin Dom, Gjegjan, rezulton se nga kryerja e ekspertimit auto-teknik të mjetit ka rezultuar se shpejtësia e lëvizjes së mjetit ka qenë brenda normave të lejuara, lëvizja është kryer brenda normave të qarkullimit rrugor dhe në kahun e lejuar dhe sistemi i drejtimit të mjetit ka funksionuar normalisht. “Grupi hetimor i ngritur për hetimin e kësaj ngjarje të rëndë i kryesuar nga Prokurori i rrethit Pukë, ka konkluduar se shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit nga ana e drejtuesit të tij, shtetasit Zef Mark Frroku (Gjergji). Nga ana e grupit hetimor vazhdon kryerja e veprimeve procedurale për këtë ngjarje me pyetjen e dëshmitarëve, të dëmtuar nga ky aksident. Në vijimësi do ju bëjmë me dije lidhur me ecurinë e hetimeve të kryera nga grupi hetimor për këtë aksident të rëndë” përfundon deklarata e policisë së shtetit.
Shtuar më 18/07/2010, ora 13:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori