MPB: Reagimi i PD-së, keqdashës e dritëshkurtër
Pëlqej
Ministria e Brendshme reagoi ndaj deklaratës së ish-ministrit të Jashtëm Aldo Bumçi, duke e konsideruar atë një tentativë për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të desinformuar opinionin vendas e ndërkombëtar.

“Gjatë takimit të sotëm të Ministrit Tahiri me Ministren e Brendshme Maqedonase, Gordana Jankulovska për asnjë çast të vetëm nuk është folur për terrorizëm etnik shqiptar në Maqedoni.
Në takimin mes dy ministrave është folur për domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të të gjitha llojeve si dhe terrorrizmit”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Deklarata e Ministrit Tahiri, ku theksohet se lufta kundër terrorizmit të çdo lloji, përfshirë terrorizmit fetar dhe etnik, është tashmë një sfidë që nuk rri dot brenda kufijve të një shteti, por është sfidë rajonale dhe globale, sipas Ministrisë vjen në kontekstin e një qëndrimi tashmë të konsoliduar të të gjithë partnerëve të Aleancës së Atlantikut Perëndimor, ndaj situatës së krijuar në konfliktin fetar dhe etnik që po ndodh në disa vende në rajonin e Lindjes së Mesme, si Siri, Irak, etj.

“Fakti se të dy vendet tona janë konsideruar nga terroristët si hapësira të mundshme për të rekrutuar luftëtarë për këto konflikte e bën edhe më të domosdoshëm bashkëpunimin jo vetëm dypalësh por edhe më gjera në rajon. Çdo deklaratë tjetër e pretenduar nga opozita është krejtësisht e pavërtetë dhe çdo koment keqdashës në lidhje me këtë qëndrim parimor të Ministrit të Brendshëm vetëm sa tregon dritshkurtësinë e atyre që deri dje drejtonin politikën e jashtme të këtij vendi” thuhet me tej ne deklarate.

Shtuar më 05/09/2014, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori