MPB punon per sjelljen e deputetit Xhemaili ne gjykate
Pëlqej
Albeu.com
Ministria e Punëve të Brendshme i ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet të cilat i ka në disponim, gjithnjë në pajtueshmëri me procedurat e punës së policisë, për sjelljen e deputetit të BDI-së Hisen Xhemaili në gjykatë.Ministrja e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se puna e policisë është e atillë me çka nuk mund të jepet dinamikë e saktë se kur mund të kryhet realizimi, gjegjësisht sigurimi i të akuzuarve në seancat gjyqësore me kërkesë të gjyqit.
“Ne nuk do të heqim dorë ne jemi të përkushtuar njëjtë sikur edhe ditën e parë dhe besojmë se tërësisht do të mund ti përgjigjemi urdhrit të gjyqit. Në fakt të respektojmë të njëjtën, siç e bëmë të njëjtën edhe në shumë raste tjera, ku shumë individë besuan se janë të pakapshëm për drejtësinë, por që tash ose janë në paraburgim ose janë në mbajtje të dënimit”, deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska.
Ndërkohë Jankullovska në lidhje me problemet e fundit, ku janë shkulur gurët që shënojnë brezin kufitar Maqedoni-Kosovë në Jazhincë të Tetovës janë probleme të izoluara dhe çdo gjë është nën kontroll.
“Në këto momente më me rëndësi është që pjesa e demarkacionit me Kosovën në një mënyrë të përsosur dhe të suksesshme, do të thotë në përgjithësi ishte i respektuar plani i Ahtisarit dhe në bazë të kësaj të dyja palët e lajmëruan përfundimin e procesit”, shtoi Jankullovska.
Ministrja e Punëve të Brendshme Jankullovska të gjitha këto komente i bëri menjëherë pas përfundimit të ditës promovuese të Qendrës së porsaformuar për trajnim në Idrizovë.
Shtuar më 03/11/2008, ora 22:51
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori