MPB per komunikaten e UCK-se: S'ka vend per shqetesim
Albeu.com
Nuk ekziston shkak për shqetësim, meqë policia maqedonase disponon të gjitha informacionet e karakterit të sigurisë të cilat janë relevante për mbajtjen e stabilitetit në rajon. Këtë e ka deklaruar ministrja e ...... Brendshme, Gordana Jankullovska duke komentuar komunikatën e lëshuar në adresat zyrtare elektronike të disa mediave një ditë më parë nga UÇK-ja.
“Nuk ekziston shkak për shqetësim, forcat maqedonase të sigurisë, parasëgjithash policia, ka kontroll të plotë, disponon me të gjitha informacionet e karakterit të sigurisë të cilat janë relevante për stabilitetin në rajon. Në më shumë raste kemi theksuar se për ne nuk është e papritur që individë apo grupe të cilat kanë qëndrime ekstremiste të ndjehen të goditur nga puna e Ministrisë së Brendshme, posaçërisht në kontekst të aksionit të fundit gjatë të cilin u konfiskua një sasi e madhe e municionit”, deklaroi Gordana Jankulovska, ministre e Brendshme.

MPB-ja aksionin në Bllacë e vlerësoi si goditje mbi një grup ekstremistësh qëllimi i së cilëve nuk ka qenë vetëm Maqedonia por edhe i gjithë rajoni. Por edhe një dit pas publikimit të komunikatës, nëpërmjet së cilës UÇK u legjitimua dhe tha se qëndron pas arsenalit të armëve dhe që ka qenë pjesë e të shtënave me policinë, askush nga MPB-ja nuk tregoi interes që të hulumtojë e-mailin prej ku është nisur kjo komunikatë.

Ndërkohë, profesori universitar, Stevo Pendarovski për Alsat thotë se MPB deri më tani është dashur të identifikoj adresën dhe vendin prej ku është nisur komunikata e UÇK-së dhe të vërtetohet nëse personi i cili ka firmosur komunikatën ekziston.
“Puna e parë që bëhet në demokracitë e shëndosha është që organet kompetente të japin sqarime se bëhet fjalë për komunikatë të vërtet, vallë bëhet fjalë për ndonjë person me emër dhe mbiemër meqë aty ndonjë person është nënshkruar, prej ku është dërguar kumtesa, nga territori i Maqedonisë ose rajoni dhe pasi të kontrollojë ato gjëra dhe nëse vërtetohet se me të vërtet ekzistojnë ata persona të cilët janë përmendur me emër e mbiemër, të na tregojnë se për çfarë kategorie të njerëzve bëhet fjalë dhe vetëm pas këtij investigimi mund të analizojmë se bëhet fjalë për grup kriminel, politik ose ndonjë përzierje e gjithë kësaj”, theksoi Pendarovski.

Profesori universitar, Pendarovski thotë se komunikatat e këtilla mund të jenë lojë e hakerëve, por që duhet të merren parasysh nga organet e rendit meqë situata për momentin në Maqedoni rezulton e brishtë. Ndryshe në Komunikatën Nr. 1 thuhet se është nisur nga Sektori për informim i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe është firmosur nga Arben Selimi. Megjithatë nga MPB paralajmëruan se gjatë ditës së nesërme do të hetojnë rastin me këtë komunikatë për të vërtetuar autenticitetin e saj dhe nga është nisur e njejta. (alsat-m/albeu)
Shtuar më 04/05/2010, ora 01:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori