MPB: I riu ne Kamez u vra nga shkembimi i zjarrit
Albeu.com
Policia e Tiranës deklaron se 32-vjeçari, Ahmet Bardhoshi i cili humbi jetën dje në Kamëz është vrarë nga shkëmbimi i zjarrit. Sipas deklaratësm patrulla e policis i ka bërë shenjë autmomjetit Benz me targë TR3854 G, për të ndaluar, por ndalesa është refuzuar.
“Të ndodhur përpara këtij sulmi edhe Patrulla e Policisë i është përgjigjur zjarrit të armës duke qëlluar në ajër. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes është gjetur i pajetë shtetasi Ahmet Bardhoshi, 32 vjeç, person me precedentë të mëparshëm penal, i cili mbante të veshur një xhup ushtarak, në duar mbante doreza, si dhe një palë pinca të fshehura në trup”, thuhet në deklaratë.
Shtuar më 20/02/2010, ora 22:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori