MPB: Granata eshte shkrehur nga pakujdesia
Albeu.com
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Bajram Rexhepi sot ka konfirmuar se nga shpërthimi i një granate në pjesën Veriore të Mitrovicës është vrarë një person i nacionalitetit boshnjak dhe janë plagosur 11 të tjerë të nacionalitetit serb, njofton Alsat.
Ministri Bajrami ka thënë se incidenti nuk ka lidhje me protestat e sotme te serbëve, të cilët kanë kundërshtuar hapjen e Zyrës për Regjistrim Civil në pjesen Veriore te qytetit.
"Nuk është gjuajtur në protesuesit sepse incidenti ka ndodhur larg protestws dhe larg zyrës. Policia në aktivitetet e tyre duke bartur municione nga pakujdesia është shkrehur granata", tha ministri Rexhepi.
Sipas tij, protesuesit janë tërhequr nga sheshi "Shumadia" dhe janë shpërndarë në drejtim të shkollës teknike dhe Gjykatës. "Situata është në kontroll", qeteson Rexhepi.
Ai ka konfirmuar se policia e Kosovës ka refuzuar kërkesën e ICo që të hiqet tabela e Zyrës së sapohapur civile në pjesën Veriore të qytetit si dhe evakuimin e personelit.
"Duhet të vazhdojmë të këmbëngulim që zyra mos të mbyllet dhe të mos dërgohet një mesazh i keq, pamvarësisht a kërkon ICO apo dikush tjetër. Bashkarisht është marrë ky vendim dhe nuk do të ketë kthim mbrapa. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë në atë drejtim me çdo çmim", këmbëngul Rexhepi.
Shtuar më 02/07/2010, ora 15:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori