MPB e Maqedonise fshehe fluturaket pa pilote
Albeu.com
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është pajisur me një numër të konsiderueshëm të fluturakeve pa pilot, njoftojnë burime të sigurisë për agjencinë e lajmeve INA.
Këto fluturake po përdoren së fundi për të ndjekur gjithë terrenin, ku MPB-ja ka shfaqur dyshime për çështjen e sigurisë.
Sigurimi i këtyre fluturakeve është bërë nëpërmjet një Qeverie mike të Maqedonisë. Dyshimet vijnë se ato janë siguruar nga Izraeli.

Në këtë temë nuk prononcohen pranë MPB-së, duke theksuar se bëhet fjalë për aspekte të ndjeshme të sigurisë. Nga buxheti i vitit të kaluar, vetëm për MPB ishin siguruar rreth 40 milion euro shtesë, kryesisht mjete të dedikuara për Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit (DSK), e cila udhëhiqet nga Sasho Mijallkov, një nga familjarët e afërt të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Të punësuar shqiptarë pranë MPB dhe njohës të çështjeve të sigurisë pohojnë për INA se fluturaket pa pilot janë përdorur dhe përdoren edhe për ndjekjen e terrenit pranë kufirit me Kosovën, por edhe në zonat tjera të ndjeshme.
Shtuar më 27/05/2010, ora 21:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori