Mozzik është dorëzuar, ai ka treguar detaje në lidhje me ndarjen me bashkëshorten e tij, dhe çfarë ndodhi pasi e arrestuan Loredanën.
Në një intervistë për gazetën zvicerane “20 minuten”,
reperi ka thënë se Loredanën e respekton.
Përkundër zërave që qarkulluan në media se pas ndarjes ai i dedikoi këngën “Dhelpër dinake”, duket se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes. Ai ka konfirmuar se këngën “Dhelpër dinake” nuk ia ka kushtuar
Loredanës, pasi ka 2 vite që e ka shkruar.
Reperi u shpreh se vajzën ka dy muaj pa e parë, por në dhjetor do e takojë.
Muaj më parë, shumë zhurmë
bëri në media arrestimi i
Loredanës.
Reperi tregoi se ndodhej në
shtëpi me të bijën, kur policia shkoi për të bërë kontroll.
“Ishte tre ose katër ora e pasdites. Zyrtarët e policisë po silleshin aty afër, dhe unë u ofrova diçka që të hanin dhe të pinin. Unë isha në shok, sepse nuk e dija për çfarë bëhej fjalë.
Ishte ndjenjë shumë e keqe. Policia kreu një kontroll në
shtëpi. Unë mendoj se morën fatura. Pastaj Loredana duhej të shkonte me ta, për t’iu përgjigjur disa pyetjeve.
Ndërkohë, unë kam qenë duke pritur me Hanën në
shtëpi. Më vonë zgjodha përsëri Lorin. Jo. Unë dua të besoj që ajo nuk e
bëri atë. Shpresoj që ajo nuk e
bëri atë. Edhe sikur të doli që ajo e
bëri, unë do të mendoja se nuk e
bëri”, tregoi
Mozzik.
Shtuar më 22/11/2019,
ora 17:16