Motrat u vranë me kallashnikov, në rrjetin e trafikimit të fëmijëve i përfshirë edhe një avokat
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat u ekzekutuan me kallashnikov mesditën e 31 Dhjetorit 2020 nga Përparim Ademi, teksa ndodheshin në banesën e tyre.

Autoritetet greke po zhvillojnë hetimet dhe mediat greke kanë siguruar detaje e dëshmi mbi historinë e trafikimit të fëmijëve. Dyshohet se në rrjetin e shitjes së fëmijëve ishte dhe një avokat nga Tirana, por u zhduk 19 ditë para vrasjes.

Më parë u përfol se Përparim Ademi i linte shtatzënë dhe më pas shiste fëmijët e tyre në Greqi. Në fakt, Ademi bënte vetëm shitjen e fëmijëve të mitur, ndërsa mbetet e paqartë kush i linte shtatzënë.

Ato qëndruan për 7 vite në Selanik (1990-1997) dhe më pas u larguan për tek motra tjetër në Kavala, por nuk i shpëtuan Përparim Ademit. Një shoqe e tyre ka zbuluar se njëherë nxori armën për ti qëlluar dhe ato të dyja u hodhën nga dritarja për të shpëtuar.

Ditët e fundit, policia greke ka shkuar në qendrat e prostitucionit me fotografitë e dy motrave dhe vetëm njëra pohoi se i njihte. Ajo u shpreh se dinte shumë gjëra në lidhje me trafikimin e fëmijëve.

Sipas prostitutës, njëra nga motrat lindi një djalë në vitin 1993. Prokuroria greke dyshon se Selaniku ka qenë qendra e shitblerjes ku mendohet të jenë 50 familje që shesin fëmijë.
Shtuar më 15/01/2021, ora 18:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori