Motrat Koçi përfshihen sërish në një skandal mashtrimi (FOTO LAJM)
Disa qytetarë të Tiranës janë mashtruar sipas policisë nga xhaxhai i Greta dhe Eni Koçit pasi iu ishin premtuar viza për në Kanada.

Ai iu premtojne personave se do t'u mundësonte vizën duke i paraqitur si anëtar të grupit teknik që shoqëron këngëtaret në turet e tyre duke e bërë këtë version të besueshëm.

Janë të paktën 5 persona të cilët pasi kanë dhënë pagesën e parë prej 3 mijë euro, nuk kanë marrë më asnjë kontakt nga xhaxhi i këngëtares dhe në këto kushte i janë drejtuar Policisë së Tiranës për të bërë kallëzim për rastin e mashtrimit.

Tashmë çështja është në hetim nga organi i akuzës, ku mësohet se L.Koci premtonte t’i fuste qytetarët e mashtruar si pjesë të bandës muzikore të Greta Kocit, gjatë koncerteve që këngëtarja do të mbante në Kanada, shkruan GSH.

Pritet që në pyetje të merret edhe këngëtarja Greta Koçi për të mësuar nëse ajo ka pasur dijeni për mashtrimin e kryer nga ana e xhaxhait të saj, apo nëse kemi të bëjmë me një abuzim në emër të saj për interesat personale të xhaxhait.

Disa vite më parë ishte babai i Gretës dhe Enit që akuzohej nga disa qytetarë për mashtrim kundrejt një vlere prej 26 mijë dollarësh.
Shtuar më 13/11/2017, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori