Ndahet nga jeta babai i Mark Frrokut, Rudina Dembacaj zemërthyer për vjehrrin: Lamtumirë bab (FOTO LAJM)

Rudina Dembacaj ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta vjehrri i saj, babi i ish politikanit Mark Frroku.

“Lamtumirë bab! Pusho në paqe”, shkruan ajo krah një emoji zemërthyer, dyke ndarë disa nga fotot e veçanta me të.

Dembacaj ka treguar gjithmonë se ka patur një raport special me vjehrrin e saj.

Rudina Dembacaj është një nga personazhet më të dashur dhe të komentuar në showbiz-in shqiptar. Përveçse është aktive në televizion, teatër dhe me projekte të ndryshme, ajo është gjithashtu shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

Aktorja e njohur herë pas here bën bashkëbisedime virtuale me ndjekësit e shumtë, ku nuk ngurron që të kthejë përgjigje për çdo lloj pyetje të mundshme që ata i bëjnë.