Romela Begaj rezulton me doping, humb medaljet
Motra u vra në aksident, ajo i ulëret babait: Mjaft me teatër mbi varr, nuk erdhe as t'i hidhje dhe
Pëlqej
Pas rrëfimit të taksistit grek disa ditë më parë, ka folur motra e madhe e Konstandina Anagnostit, 16-vjeçares që humbi jetën tre vite më parë duke udhëtuar me taksi nga Saranda në Janinë.

Në një rrëfim për një emision në televizionin grek “Star”, motra e 16- vjeçares ka folur kundër babait të saj Jorgo Anagnosti.

I ati ka pretenduar vazhdimisht se vajza e tij kishte bërë abort pasi ka qenë shtatzënë.

Këto teza u rrëzuan nga ekspertiza mjeko-ligjore në atë kohë. Kurse motra e viktimës i ka quajtur qesharake këto pretendime të babait të saj. “Tre vjet pas vdekjes së Konstandinës, babai ynë i dashur harron se unë jam gjallë dhe kam dhënë kundërpërgjigje për të gjitha gënjeshtrat që ka thënë. Ndonjëherë mendoj se duhet të humbasin jetën që babai ynë të shqetësohet për ne”, thotë ajo.

Kujtojmë se Jorgo Anagnosti është i divorcuar nga gruaja me të cilën bëri dy vajza. Mamaja e Konstandinës bashkëjeton në Janinë me taksistin grek që e shoqëroi në Shqipëri ditën që 16-vjeçarja humbi jetën.

“Edhe tani që shqetësohet për ne, e bën në mënyrë të gabuar. Kur dëgjova për herë të parë skenarin e abortit, u trondita shumë sepse e dija shumë mirë që nuk ekzistonte një rast i tillë. Motra ime nuk kishte asnjë marrëdhënie me askënd.

Ky skenar ka vazhduar dhe vazhdon ende të thotë se motra kishte lidhje me dikë në Shqipëri dhe taksisti e shoqëroi për ta takuar. Aq më shumë më vjen për të qeshur sa herë e dëgjoj.

Duhet t’i vijë turp për ato që thotë se motra ishte shtatzënë tre muaj, ndërkohë që ajo ishte gjatë gjithë verës në Athinë me mua. Ai (babai) nuk ka të drejtë të flasë për përgjegjshmërinë e mamasë sonë, e cila gjithë këto vite ka bërë gjithçka për të na rritur me dinjitet dhe moral.

Ai nuk i ka dhënë asgjë Konstandinës sa ishte gjallë, jo vetëm gjëra materiale, por as dashuri.

Dhe më tragjikia, nuk erdhi as t’i jepte lamtumirën e fundit në funeralin e saj, dhe tani bën teatër mbi varrin e saj për të treguar në televizion që e donte dhe që ta besojnë të tjerët. Nuk ka të drejtë të fyejë kujtimin e Konstandinës.

Nuk ka të drejtë as të dalë në media dhe të paraqesë një rezultat mjeko-ligjor të një mjeku që as nuk ka kryer ekzaminimin e trupit të pajetë të Konstandinës.

Duhet të lëjë drejtësinë greke që të flasë për kushtet e vdekjes së saj, siç ndodhi me drejtësinë shqiptare që e mbylli çështjen. Deri atëherë le të respektojë dhimbjen e familjes sonë dhe ta lërë shpirtin e Konstandinës të gjejë paqe dhe qetësi”, ka thënë motra e madhe e Konstandinës.

Konstandina Anagnosti humbi jetën më 15 nëntor 2014 duke udhëtuar me taksi nga Saranda drejt Janinës. Taksisti grek që transportoi adoleshenten, i cili është edhe bashkëjetuesi i mamasë së saj të divorcuar, ka thënë se vajzën e kishte shoqëruar tek dentisti në Sarandë dhe gjatë rrugës së kthimit humbi ndjenjat. Fatkeqësisht, ajo ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

Në vendin tonë kjo çështje është pushuar pasi autopsia zbuloi se vdekja e 16-vjeçares ka qenë natyrale. Kurse në Janinë është duke u zhvilluar hetimi dhe taksisti grek po ndiqet penalisht./ tvklan.al
Shtuar më 12/12/2017, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori