Motra e terroristit të vrarë në Gjirokastër, kandidate për deputete
Ermioni Kasifas, motra e Konstandin Katsifas, do të kandidojë si deputetet me Partinë greke Unioni i Qendrës.

Kostandin Katsifas u vra më 28 tetor të vitit të kaluar në fshatin Bularat, pas një përplasje me forcat e policisë shqiptare, ngjarje që trazoi jo pak marrëdhëniet me shtetin fqinj.

Por mësohet se në zgjedhjet e 7 korrikut, motra e tij, Ermioni Katsifas do të kontributojë në fushatën zgjedhore, duke kërkuar një karrige në Parlamentin grek me partinë Unioni i Qendrës.

Lajmi dhe fotografia e saj është publikuar menjëherë pas takimit që ajo ka pasur me kreun e kësaj force politike, Vasilis Levendis.

Motra e Konstandin Katsifas ka deklaruar se ka pranuar ftesën dhe vjen në këtë parti sepse dënon forcat politike ekstremiste dhe çdo akt dhune, duke treguar kështu se familja Katsifas nuk ka asnjë lidhje me grupet ekstremiste.

Lista kombëtare e çdo partie greke përbehet nga 12 kandidatë për deputetë, të cilët nuk zgjidhen në bazë të votave personale, por në bazë të shumicës totale të votave që mbledh çdo parti, natyrisht pasi kapërcehet kufiri minimal prej 3% i votave në rang vendi.

Unioni i Qendrës, bashkë me dy partitë e tjera të vogla, Greket e Pavarur dhe Potami (Lumi) pësuan një goditje totale në zgjedhjet për Parlamentin Europian në 26 Maj, madje humbën edhe numrin e deputetëve të duhur për të qenë grup i veçante i Parlamentit. Konkretisht Unioni i Qendrës mori vetëm 1.45% të votave.
Shtuar më 10/06/2019, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori