Motra e Nazime Vishės, sot para hetuesve
Pëlqej
Abonohu pėr lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Lutfie Visha-Muēa do tė vihet sot pėrballė hetuesve pėr tė rrėfyer gjithēka di pėr historinė e sė motrės, Nazimes, me tė kunatin e saj Fiqiri Muēa, i cili mbeti viktimė e plumbave tė kallashnikovit tė 18-vjeēares.

Lutfija, e cila ėshtė e martuar me vėllain e Fiqiri Muēės, tė cilin Nazime Visha pretendon se e ekzekutoi pasi e kishte pėrdhunuar pėr katėr vite me radhė, jeton nė fshatin Ketė tė Burrelit dhe hetuesit do tė udhėtojnė jo pak orė pėr ta pasur nė duar dėshminė e saj. Gruaja nuk mund tė udhėtojė drejt Tiranės, pasi ndodhet nė muajin e tetė tė shtatzėnisė dhe ėshtė nė pamundėsi pėr t'u paraqitur pėr tė dhėnė dėshminė e saj, ndaj hetuesit, do ta pyesin nė shtėpinė e saj nė fshatin Ketė, ku ndodhet sė bashku me tė shoqin, Vladimirin.

Lutfie Visha-Muēa sė bashku me tė shoqin, qė kur ishin vėnė nė dijeni tė lidhjes sė Nazimes me Fiqiriun kishin ndėrprerė marrėdhėniet me ta. Lutfia do tė rrėfehet pėr gjithēka di pėr marrėdhėnien e motrės sė saj, Nazimes, me Fiqiri Muēėn. Babai i pesė fėmijėve, u ekzekutua njė javė mė parė nė fshatin Krrabė, para shtėpisė sė xhaxhait tė Nazime Vishės, ku kishte shkuar pėr ta marrė vajzėn prej andej, pėr shkak se kishte pasur njė lidhje tė gjatė me tė. 18-vjeēarja, e priti me plumba kallashnikovi duke i marrė jetėn.

Qė nė kreu tė herės, Nazimja tha se e vrau Fiqiriun pėr shkak se e kishte pėrdhunuar dhe abuzuar seksualisht pėr vite me radhė, mė pas e kishte rrėmbyer, e ndarė nga i fejuari. Prokuroria ka ende shumė pikėpyetje lidhur me motivet e ngjarjes, ndaj po heton nė shumė drejtime pėr tė zgjidhur ēėshtjen qė konsiderohet si mjaft komplekse, nė njė kohė qė gjykata ka caktuar masėn e sigurisė "arrest me burg" pėr 30 ditė pėr Nazime Vishėn, e cila kėmbėngul se ėshtė autore e vrasjes sė 45-vjeēarit. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2012, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori