Motra e ministres italiane të Integrimit rreh shqiptaren
Ndërsa ka dhunuar fizikisht një shqiptare, motra e ministres italiane të Integrimit Cecile Kyenge-s do të dalë para një gjykate në Pesaro.

Prokuroria ka ngritur akuzë ndaj Dora Kyenge-s 46 vjeç për rrahje dhe fyerje në publik ndaj shqiptares Afërdita Beqirit. Mësohet se motra e ministres banonte në një shtëpi sociale me shqiptaren, ndërsa një konflikt verbal mes tyre degjeneroi në dhunë fizike ditën e 18 prillit, raporton ANSA.

“Unë e kam motrën në Parlament, i kam shpatullat e ngrohta” i ka thënë ajo shqiptares. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori