Motori përplaset me një zetor, vdes një grua, plagoset rëndë i biri
Pëlqej
Një njgarje tragjike ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme ku si pasojë ka humbur jetën 48-vjeçarja Gjinovefa Kambo dhe ka mbetur i plagosur rëndë djali i saj, teksa po udhëtonin me motor ata janë përplasur me një zetor.

Pas aksidentit, 48-vjeçarja Gjinovefa Kambo dhe djali i saj Gesti Kambo 23 vjeç u transportuan menjëherë në spitalin e Korçës, por gruaja nuk mundi të përballonte plagët e rënda dhe humbi jetën.

Forcat e policisë, të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje, kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Shtuar më 10/08/2014, ora 20:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori