Aksident i rëndë në Reskovec, ndërron jetë shoferi 30-vjeç
Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në mbrëmje në fshatin Suk të Roskovecit.

Burime bëjnë me dije se shtetasi R. H., 25 vjeç, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta”, është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga shtetasi A. H., rreth 30 vjeç.

Për pasojë drejtuesi i mjetit “Linfan” ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës, shtetasi R. H., dhe po kryhen veprimet proceduriale

“Sot rreth orës 20:40, në aksin rrugor Roskovec-Suk, në fshatin Suk, shtetasi R. H., 25 vjeç, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta”, është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga shtetasi A. H., rreth 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi A. H. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës, shtetasi R. H., dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.
Shtuar më 24/08/2020, ora 21:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori