Moti sot në vendin tonë
Deri në mesditë, vendi ynë do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Orët e mesditës do të sjellin zhvillim të vranësirave konvektive duke rrezikuar shira të dobët, më të dukshme në zonat veriore dhe qendrore të vendit.

Pjesa e dytë ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme në bregdet dhe zonat e ulta ndërsa zonat malore veriore si edhe zonat malore jugore do të jenë me vranësira dhe shira të izoluar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rritje në vlerat mimimale ndërsavlerat maksimale do të ketë një rënie të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgë 2 apo 3 ballë./Albeu.com/
Shtuar më 02/10/2016, ora 07:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori