Moti sërish me surpriza, mbajini çadrat me vete
Dita fillon me kthjellime dhe vranësirashpeshta të cilat në mesditë fuqizohen duke sjellë shirapërkohshëm në pjesën më të madhe të vendit. Nga kjo situatë përjashtohet bregdeti Jugperëndimor, ku vijojnë kthjellime të shkurtra me vranësirashpeshta.

Sipas MeteoAlb, pasditja dhe mbrëmja lokalizojnë shirat, kryesisht në Veri dhe zonat Lindore, ndërsa shira të izoluar priten në ultësirën Perëndimore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por një tjetër rënie me 1 – 2°C sjell mesdita, duke ulur maksimumin në 30°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det vijon dallgëzimi 1 – 2 ballë.

Europa

Gadishulli Ballkanik dominohet nga vranësirashpeshta dhe shira të herë pas hershëm. Po ashtu, shirapërkohshëm do të ketë edhe Europa Veriperëndimore.

Ndërsa vijojnë kthjellimet me vranësira të lehta në pjesën më të madhe të kontinentit Europian. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2018, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori