Moti pushton Greqinë, zhduken në det 3 persona në ishullin Mitilini
Moti i keq ka pushtuar Greqinë. Mediat greke bëjnë me dije se tre persona rezultojnë të zhdukur në Greqi, pas përmbysjes së një varke peshkimi në ishullin e Mitilinit.

Varka në të cilën ata ndodheshin, u përmbys si pasojë e motit të keq dhe dallgëve të larta të detit.

Autoritetet dyshojnë se 3 peshkatarët janë mbytur në ujërat e trazuara të Egjeut, ndërsa mes të zhdukurve është edhe një femër.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:45, kur një stuhi e fortë breshëri dhe ere mbuluan Egjeun veri-lindor.

Si pasojë e reshjeve, janë shkaktuar edhe rrëshqitje të mëdha dheu të cilat kanë dëmtuar disa banesa në zonën Kaloni.

Ndërkohë, autoritet greke kanë paralajmëruar se në tre ditët e ardhshme do të ketë sërish mot të keq dhe stuhi.
Shtuar më 28/09/2020, ora 22:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori