Moti për sot, priten rreshje shiu në zonat malore
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja në qarkullim e masave ajrore më të freskëta të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat do të influencojnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm.

E martë, 25 qershor 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga rreshje shiu në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.



Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 17/27°C

Zonat e ulëta 22/36°C

Zonat bregdetare 24/34°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Shtuar më 25/06/2019, ora 08:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori