Moti për sot, çfarë pritet të ndodhë gjatë pasdites
Gjatë ditës së sotme temperaturat e larta do të vazhdojnë të jenë të pranishme në vendin tonë.

Por gjatë pasdites pritet që të ketë vranësira, sidomos në zonat malore që mund të shoqërohen edhe me shira.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.

Vendi po dominohet nga masat ajrore të nxehta.

Dita e sotme do të nisë me mot të kthjellët e gradualisht gjatë mesditës, vranësirat do të marrin zhvillim, përgjatë zonave malore.

Në këto zona, në orët me temperatura më të larta, parashikohen reshje shiu. Era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet nga kuadrati i jugut.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 17°C deri në 31°C

zonat e ulëta 18°C deri në 36°C

zonat bregdetare 20°C deri në 34°C


Shtuar më 12/06/2019, ora 08:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori