Moti për nesër, vapa afrikane vjen në Shqipëri
Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike dhe në këtë mënyrë vijojnë edhe ditët me mot të kthjellët dhe të nxehtë.

Por, duke nisur nga dita e premte gradualisht mbi rajonin e Ballkanit depërtojnë masat e nxehta nga Afrika e Veriut, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në këtë mënyrë edhe të premten pritet mot i kthjellët në të gjithë territorin por njëkohësisht i nxehtë.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen me një rritje të lehta nga 15°C në zonat malore deri në 22°C në ato të ulëta.

vlerat e mesditës parashikohet një rritje prej 2-3 gradë dhe temperatura nga 33°C në zonat malore deri në 37-38°C në ato të ulëta.

Shtuar më 27/08/2020, ora 23:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori