Moti për nesër nuk premton shumë: Priten rrebeshe shiu e shkarkesa elektrike
Sot pasdite (e hënë, dt. 12) dhe nesër (e martë, dt. 13), reshjet e shiut dhe breshëri të shoqëruara me erë dhe me shtrëngata do të prekin të gjithë territorin.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojë probleme të ndryshme, si edhe vërshime të ujit dhe përmbytje sidomos pranë përrenjve dhe lumenjve të vegjël dhe të mesëm. Ose në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve. Shtrëngatat do të jenë të shoqëruara dhe me shkarkesa elektrike.

TEMPERATURAT:

Nesër (e martë, dt. 13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 18°C

në vendet e ulëta: 13 / 17°C

në vendet malore: 8 / 14°C
Shtuar më 12/10/2020, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori