EMRI/ Punonte në ndërtim, i riu nga Durrësi bie nga skela, ndërron jetë në spital

Një i ri, i identifikuar si Bestar Veliu ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga skela e një pallati ku punonte gjatë muajve të verës në qytetin e Durrësit.

Bestar Veliu, student i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës punonte në ndërtim gjatë muajve të verës për të siguruar të ardhura për familjen e tij. Por, për fat të keq, ai është aksidentuar teksa punonte në Durrës.

I riu ka rënë nga skela. Ai është dërguar në spital, por nuk ka mundur tu mbijetonte plagëve të marra./albeu.com


Shtuar 24.08.2022 12:24