Moti ndërron sërish mendje, bien ndjeshëm temperaturat
Pëlqej
Java nis me mot te paqendrueshem. Sipas Meteoalb, pjesa e parë e javës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta vranësirat gjatë së martës kur priten shira të përkohshëm kryesisht në zonat malore dhe pjesërisht në Qendër.

Ndërsa pjesa e dytë e javës ri-sjell dominim të motit të kthjellët thuajse në të gjithë vendin.

Temperaturat do të pësojnë rënie të lehta dhe graduale deri të enjten, më e ndjeshme rënia gjatë së mërkurës por sërisht fundjava do të sjellë rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të kapërcejë vlerën 36°C.

Shtuar më 16/07/2018, ora 18:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori