Moti merr kthesën e madhe, ulen temperatyrat e rikthehet shiu
Pëlqej
Moti po surprizon sërish pushuesit. Ditën e sotme Shqipëria është zgjuar nën vranësira, duke "vrejtur" edhe pushimet në bregdet.

Pjesa e parë e javës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta vranësirat gjatë së martës kur priten shira të përkohshëm kryesisht në zonat malore dhe pjesërisht në Qendër.

Ndërsa pjesa e dytë e javës risjell dominim të motit të kthjellët thuasje në të gjithë vendin.

Temperaturat do të pësojnë rënie të lehta dhe graduale deri të enjten, më e ndjeshme rënia gjatë së mërkurës por sërisht fundjava do të sjellë rritje të temperaturave duke bërë që maksimumi të kapërcejë vlerën 36°C. /albeu.com/


Shtuar më 17/07/2018, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori