Moti i mirë do të shoqërojë te dielën
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbeten prezent në vendin tonë edhe gjatë ditës së sotme, për pasojë kthjellimet do të jenë të pranishme, por nuk përjashtohen dhe kalime vranësirash të lehta. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në veri dhe qendër të territorit.

Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që i gjithë territori i vendit të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante si në mëngjes edhe në mesdite. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 1 ballë./Albeu.com/
Shtuar më 12/03/2017, ora 07:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori