Bora zbardh jugun e veriun, Vjosa rrezikon daljen nga shtrati
Reshjet e shiut dhe të dëborës që kanë përfshirë vendin ditët e fundit kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor në zonat e thella në Veri të vendit, ndërkohë që në Jug, Lumi Vjosë ka shtuar prurjet dhe rrezikon të dalë nga shtrati.

Dëbora ka zbardhur gjithë Qarkun e Kukësit. Në qytet, trashësia e saj shkon deri në 30 centimetra, ndërkohë që në zonat rurale tejkalon 50 centimetra. Si pasoojë, akset rrugore në Zapod, Shishtavec, Topojan, Grykçaj, Kalis dhe Arren janë të pakalueshme.

Probleme ka edhe në Mat e Dibër. Në Mat, njësitë Xibër dhe Macukull janë bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme dhe prej 15 oëësh mungon energjia elektrike, ndërkohë që policia u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të mos lëvizin pa zinxhirë në disa akse.

Në Jug, problematike janë prurjet e Vjosës. Reshjet e shiut dhe të dëborës në jug-lindje kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit, që rrezikon daljen nga shtrati. Zona më e rrezikuar nga kjo mbetet ajo e Novoselës. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2016, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori