Aksident në aksin Tiranë-Durrës, humb jetën drejtuesi i automjetit

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit në aksin Tiranë-Durrës ku një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale H.P 44-vjeç.

Policia është në vendngjarje ku po punon për shkakun e aksidentit.

Njoftim policie

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.