Moti i keq s'ka të ndalur, ky është parashikimi për ditën e sotme
Moti dominohet nga kthjellime e vranësira të shpeshta duke sjellë shira të dobët në Jug- Qendër por shira mesatarë në zonat Veriore.

Pasditja dhe mbrëmja lokalizojnë shirat në zonat Veriore ndërsa pjesa më e madhe e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rënie me 2- 3°C do të pësojnë temperaturat e mesditës.

Era do vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2- 3 ballë. /albeu.com/

Shtuar më 16/03/2018, ora 08:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori