S’ka vend për PDSH-në në Komunën e Tetovës, Partia e Thaçit e mban kuvendin në hotel

Foto ilustruese

PDSH në Maqedoninë e Veriut kishte planifikuar që Kuvendin Qendror të partisë ta mbante në sallën e Komunës së Tetovës.

Por kjo nuk ndodhi për shkak se salla ishte e mbyllur, gjë që detyroi partinë e Thaçit që kuvendin ta mbajë në një hotel në Tetovë, ku u zgjodhën anëtarët e kryesisë qendrore të kësaj partie, nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm.

Nga PDSH thonë se kjo ka qenë e organizuar nga kryetari i Komunës Bilall Kasami, për të cilin ata thonë se po e privatizon komunën.

“Ne kemi dërguar kërkesë të rregullt për shfrytëzimin e sallës së Komunës organet e komunës nuk janë përgjigjur formalisht. Ku kryetari i komunës çelësat e sallës së Komunës i ka marrë me vete. Si duket pushteti aktual e trajton Komunën si pronë private, deklaroi Visar Palloshi nga PDSH”, deklaroi Visar Palloshi nga PDSH.

“Nënkryetar të partisë u zgjodhën profesoresha  Valbona Toska, Fatmire Isaku, Fejzi Xhelili dhe Halit Krasniqi, sekretarë partie u zgjodh Sali Ajdini. Unë mendoj se hapësira e veprimit politik të PDSH pas dështimit të mirëpritur të grupacionit të Ziadinit do të rritet 100. Ne do të punojmë dhe do të veprojmë në këtë drejtim”, pohoi Menduh Thaçi, lider i PDSH.

Pas kongresit të PSDH me zgjedhjen e kryesisë qendrore dhe kryesisë së ngushtë, rrumbullaksohet organizimi horizontal i kësaj partie.

Më pas do të zgjidhen edhe kryesitë nëpër degët dhe nëndegët e PDSH-së, për të përmbyllur riorganizimin e plotë të kësaj force politike.