Moti i keq shkakton rradhe te gjata ne Kapshtice
Albeu.com
Radhë të gjata prej dy kilometrash janë krijuar sot pasdite në pikën doganore të Kapshticës. Radhët e gjata në këtë pikë doganore që lidh vendin tonë me Greqinë janë krijuar nga moti i keq, me reshje të dendura dëbore.
Ndërkohë që nesër, doganierët grekë do të nisin një grevë tre-ditore për shkak të pagave, çka pritet ta rëndojë më tej situatën. Sot, pika doganore e Kapshticës ka punuar me pesë sportele nga të dyja palët.
Shtuar më 16/02/2010, ora 02:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori