Moti i keq pushton vendin: Zonat ku pritet shi i dendur dhe dëborë
Ashtu siç kishte parashikuar edhe Meteoalb, Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq gjatë këtyre ditëve me shi dhe dëborë në zona të ndryshme.

Moti i keq ka filluar që dje ku shiu ka përfshirë pjesën perëndimore dhe qendrore të vendit, ndërsa kulmi i intensitetit të reshjeve parashikohet gjatë mesditës sotme.

Zonat më të prekura pritet të jenë ato mes Durrësit, Lezhës dhe Krujës ku intensiteti i reshjeve parashikohet të jetë deri në 20 milimetra shi në orë.

Ndërkohë, në zonat veriore dhe veri-lindore parashikohen reshje të lehta dëborë me një trashësi më pak se 1 centimetër në orë.
Shtuar më 09/12/2020, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori