“Hulku i Kosovës” thyen rekordin në Guiness

Bujar Muli i njohur ndryshe si “Hulku i Kosovës” ka thyer rekordin botëror Guinness duke mbajtur për pesë sekonda në trup 1,531 kilogram.

Muli, që ka për synim të bëhet njeriu më i fortë në botë ka falënderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen në një postim në Facebook.

“Hulku i Kosovës” është njohur për vite me sfidat e tij të rrezikshme të cilat i ka publikuar herë pas here në rrjetet sociale.

Gara e fundit për të mbajtur peshën e 1,531 kilogramëve në trup është mbajtur në palestrën Jeton Terstana në Vushtrri.

“Vështirësitë më të mëdha që i pata ishte kuptohet në pjesën e këmbës”, tha Muli për medie.

Me forcën që posedon “Hulku i Kosovës” ka arritur më parë të ngrejë lart një traktor, të rrokullis një automjet. Madje muaj më parë ai tha se do ta sfidonte veten për ta rrëzuar me grusht bikun 1,283 kilogram.


Shtuar 15.07.2023 23:45