Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër deklaron se ditën e sotme autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi që i kanë dërguar Policisë
Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të
kushteve të vështira të
motit, në territorin Grek nuk do të lejohet
qarkullimi i mjeteve të
tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e
kushteve të
motit
Ndërkohë do të lejohet
qarkullimi i autoveturave vetëm me zinxhirë.
Policia
Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të
tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në përmiresim të
kushteve të
motit.
Shtuar më 14/02/2021,
ora 12:08