Moti i keq në Vlorë ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit.
Sipas parshikimit të
kushteve hidrometeorologjike për 24 orët e ardhshme situata do të përkeqësohet, ku era në drejtim nga jugu do të ketë një forcë 5-6 ballë brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë saj 6-7 ballë.
Permiresimi i motit pritet të vijë në daten 10 dhjetor pas orës 02:00.
Ndërkohë në Peqin
moti i keq ka sjellë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të një defekti që kanë shkaktuar reshjet e dendura të shiut.
Mësohet se 7000 familje kanë mbetur pa energji elektrike dhe sipas burimeve zyrtare një grup po punon për riparimin e defektit.
Shtuar më 09/12/2020,
ora 12:30