Reshje të dendura shiu po mbizotërojnë në vend që prej ditës së djeshme.
Si pasojë e motit të keq, janë pezulluar
lundrimet në Vlorë. Ndërsa
trageti me pasagjerë që kishte mbërritur mbrëmë nga Brindisi ka mundur të ankorohet vetëm në orët e para të
mëngjesit të
sotëm.
Trageti me pasagjere ka qëndruar për disa orë në radë për shkak të detit të trazuar.
Sot kapiteneria bën të ditur se asnjë prej mjeteve të peshkimit nuk ka dalë në det.
Shtuar më 22/12/2019,
ora 10:07