Moti i keq përfshin jugun, pushuesit largohen nga plazhi
Ditën e sotme, moti i keq ka përfshirë jugun e vendit.

Mësohet se era e fortë dhe stuhia e krijuar ka bërë që të boshatisen plazhet. Siç shihen edhe nga pamjet e siguruara, pushuesit janë larguar menjëherë nga plazhi i Himarës, pasi era ka rrëmbyer çadrat dhe gjithçka tjetër.

Kjo ka bërë që shumë turistëve, t’i ndryshojnë edhe planet për pushime.

Ndërkohë, më herët është bërë me dije se edhe në ditët në vijim moti në Shqipëri do të jetë me reshje dhe erë të fortë. /albeu.com/


Shtuar më 05/08/2020, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori