Moti i keq paralizon vendin, era rrëzon shtyllat elektrike e pemët
Moti i keq dhe era fortë ka shkatruar probleme në disa zona të vendit, në zonat e Vithkuqit, Shtylla Cemerrica, Leskovik dhe disa zona në rrethin e Pogradecit janë pa energji eletrike pas dëmtimit të shtyllave. Probleme ka patur edhe në Korçë, në zonën e Dardhës dhe Boboshticës.

Ndërsa në bashkinë Prrenjas, Njësia Administrative Qukës, Pishkash, Bërzështe, Kakavec, Skroskë dhe Prrenjas Fshat janë pa energji elektrike.

Mësohet se 5000 banorë të këtyre zonave që prej orës 15:00 janë pa energji. Shkak është bërë një pemë e cila ka rënë mbi linjën e shpërndarjes së energjisë elektrike, shkruan fax web.

Punonjës të OSHEE-së ndodhen në terren për të rregulluar defektin në zonat që paraqesin probleme.
Shtuar më 12/11/2019, ora 20:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori