Moti i keq paralizon Shqipërinë, Policia e Shtetit publikon listën e akseve problematike
Strukturat e Policise së Shtetit, në shërbim të përforëcuar, për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve në nevojë, në situatën e krijuar si pasojë e motit me reshje bore dhe shiu.

Policia e Shtetit dhe autoritetet e tjera janë të angazhuara me shërbime të përforcuara, për të menaxhuar vështirësitë e krijuara nga moti i keq i orëve të fundit, në disa akse rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve, duke shmangur lëvizjen në akset me dëborë apo ngrica, si dhe përdorimin e zinxhirëve aty ku është e domosdoshme.

1. Aksi rrugor Milot – Lezhë – Shkodër vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të erës së fortë që po fryn dhe të një kamioni me targa të Malit të Zi që është spostuar për shkak të akullit dhe erës së fortë.
Po punohet per kthimin e mjeteve në akse alternative dhe dhënien e ndihmës drejtuesve të mjeteve.

2. Aksi rrugor Milot – Kukës – Morinë është i kalueshëm, por me prezencë të shtresave të akullit, për shkak të temperaturave mjaft të ulëta (poshtë -12 gradë).
Nga koncensionari vazhdon shpërndarja e kripës dhe pastrimi i karrexhatës prej dëborës dhe akullit.

3. Aksi rrugor Elbasan – Librazhd është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi Elbasan – Pogradec është i kalueshëm dhe i hapur vetëm për mjete autovetura me zinxhirë dhe me goma dimërore;

4. Aksi rrugor Korçë – Pogradec është i kalueshëm me zinxhirë.

5. Aksi rrugor Korçë – Devoll dhe Korçë- Ersekë të kalueshëm vetëm me zinxhirë.

Në këto segmentet ka stuhi dëbore dhe temperatura mjaft të ulëta. Është pezulluar kalimi i mjeteve kamionë dhe autobuzë.

6. Akset rrugore të qarkut Vlore dhe Fier janë të kalueshme pa probleme;

7. Aksi rrugor Burrel – Bulqizë – Dibër është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë vetëm për mjetet autovetura.

8. Aksi rrugor Peshkopi – Kukës është me prezencë të madhe dëbore dhe i kalueshëm vetëm me zinxhirë.

9. Akset rrugore Shkodër-Hani i Hotit dhe Shkodër-Muriqan janë të hapura dhe të kalueshme.

10. Aksi rrugor Vau i Dejës – Pukë është i hapur.

11. Akset rrugore të Qarkut Gjirokaster të kalueshme pa probleme.

Në të gjitha akset e mësipërme ka prezencë të shtuar të Policisë Rrugore, e cila po drejton trafikun dhe qarkullimin e mjeteve.

Mjetet pa zinxhirë nuk do të lejohen nga Policia Rrugore që të kalojnë në akset me akull dhe me deborë.

Drejtuesit e mjeteve mund të informohen përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit ose në media, për situatën e lëvizjes në akset rrugore.

#UdhëtonitëSigurt
Shtuar më 13/02/2021, ora 21:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori