Veliaj apel të rinjve: Të bëhemi bashkë për të çuar Tiranën përpara

Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, erjon veliaj sëbashku me ministren e Rinisë, Bora Muzhaqi, gjatë zhvilloi një takim me të rinjtë në kryeqytet.

Gjatë fjalës së tij Veliaj ju bëri apel të rinjve për tu bërë të gjithë bashkë në mënyrë që rë ccojnë Tiranën përpara.

“Kur një grup studentësh na tha se kemi nevojë që aboneja e studentëve të jetë falas, sepse çmimet janë rritur, kushtet janë më sfiduese për atë që është student, be iu përgjigjëm pozitivisht kësaj nevojë dhe aboneja e studentit në Bashkinë e Tiranës është falas. Pastaj, një grup tjetër studentësh kerkoi ndihme per konviktet dhe ne iu përgjigjëm pozitivisht në Këshillin Bashkiak, duke paguar 50% të kostos se konvikteve. Një grup tjetër studentësh dhe gjimnazistësh thanë se nuk ka sens që të mbyllen palestrat pas mësimit dhe ne i lamë të hapura për komunitetin. Po ashtu, do ju japim hapësirën më të madhe të Republikës së Shqipërisë, që është Piramida e Tiranës, për ta kthyer në qendrën më të madhe të punëve të së ardhmes, të kodimit”, tha Veliaj.

Ai shtoi se ka nevojë për ndihmën e të rinjve që t’i japin një dorë për të çuar vendin vetëm përpara.

“Sa herë që kishit një nevojë përgjigja jonë ka qenë “po”. Kur ju kishit një nevojë, kur ju kishit një ide, kur ju kishit një propozim, ne ju përgjigjëm pozitivisht. Sot kam unë nevojë për secilin prej jush, kam nevojë të më ndihmoni ta çojmë vendin përpara. Me votën tuaj, kam nevojë të më ndihmoni me njohjet tuaja, kam nevojë të më ndihmoni me shoqërinë tuaj, kam nevojë të më ndihmoni me entuziazmin tuaj dhe kam nevojë të më ndihmoni me një fushatë pozitive që e çon Tiranën vetëm përpara, që e çon skuadrën tonë vetëm parpara, që përgatit përpara syve tanë një Tiranë për një brez të ri, që i çon projektin tonë të shkollave të reja, përveç 40 shkollave edhe shkollat e “Astir” edhe të “Yzberisht” edhe të “Kashar” edhe të “Liqeni Thatë” edhe të “Sauk” deri në fund. Kam nevojë që edhe Piramidën ta bëjmë histori të jashtëzakonshme suksesi, kam nevojë për ndihmën tuaj që ne Kampusin e Universitetit të Tiranës të Qytetit Studenti ta kthejmë më të bukurin në rajon”, nënvizoi Veliaj.


Shtuar 29.04.2023 19:01