Moti i keq ne Tetove, pesojne 87 dele
Albeu.com
87 dele të ngordhura dhe një bari i lënduar rëndë, është bilanci i motit të keq në malësinë e Tetovës. Bariu, është ndihmuar nga një bari tjetër që e ka çuar tek stani i Gjermës dhe më pas është bërë transporti për në spitalin e Tetovës për mjekim.
Moti në këtë zonë ka qënë me shira, vetëtima dhe erë, raporton Alsat-m.
“Mbrëmë ka ra shumë shi, ka fry era si dhge ka pas edhe murmurima. Në bjeshkë, kanë ngordh 50 apo 60 dele. Edhe ai është i lënduar por gjendjen se di. Ka ndodhur pas dite pas orës tre”, deklaroi Abdyraman Fejzuli, banor i Gjermës.

Nga Spitali i Tetovës, shprehen se bariu ka mbërritur në gjendje të rëndë, por shëndeti i tij pas ndërhyrjes mjekësore është përmirësuar.
Shtuar më 19/07/2010, ora 23:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori