Moti i keq në kampet në Greqi, refugjatët marrin rrugët drejt Shqipërisë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Numri refugjatëve që hyjnë nga Greqia drejt Shqipërisë është rritur.

Refugjatët nga Siria, India, Pakistani dhe Afganistani bllokohen nga policia shqiptare dhe sipas praktikës së rikthimit vullnetar u dorëzohen autoriteteve policore greke.

Ata vijnë kryesisht nga kampet në ishujt grekë ku ditët e fundit si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Greqinë janë shtuar vështirësitë për mijëra familje.

Sipas mjeteve greke të Informimit, Agjencia e OKB-së për Refugjatët UNCHR ka shprehur shqetësimin për situatën sidomos në ishujt grekë Samos dhe Lesbos.

Sipas UNCHR rreth 700 vetë, midis tyre fëmijë të vegjël, ndodhen në tenda pa ngrohje në qendrat e pritjes dhe të Identifikimit.

Aktivistë të të drejtave të refugjatëve dhe përfaqësues të organizatave humanitare kanë bërë thirrje për ndihmë në rrjetet sociale për përmirësimin të menjëhershëm të kushteve të strehimit, ngrohjes dhe ushqimit.

Sipas tyre, pesha e borës ka shembur në disa kampe çadrat ku refugjatët qëndrojnë në pritje të praktikave të identifikimit dhe më pas transferimit.

Zona veriore e Egjeut vazhdon të jetë e mbërthyer nga bora dhe temperatura mjaft të ulta dhe sipas mjeteve greke kushtet për refugjatët do të vijojnë të përkeqësohen, transmeton "VOA". /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2017, ora 08:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori