Moti i keq, mbytet anija 'Dragamina e Madhe'
Anija Dragamina e Madhe – 111 e akostuar prej vitesh në hyrje të tuneleve të Marinës në portin detar të Shëngjinit, gjatë natës së mbrëmjes së kaluar, ka marrë ujë brenda saj nga moti i keq dhe si pasoje është mbytur deri në kuvertë.

Shkak për këtë mbytje është bërë vjetërimi i anijes, pasi nuk ka mirëmbajtje dhe nuk ka lundruar prej vitesh.

Ende nuk ka një informacion të saktë nëse është apo jo jashtë organikës së Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Anija është zhytur në një thellësi preh 6 metrash dhe ka qenë prej kohësh jashtë funksioni.
Shtuar më 24/09/2019, ora 18:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori