Moti i keq dhe era e fortë bën namin në Kosovë: Dëmtime banesash e shembje shtyllash
Ditët e fundit moti ka qenë i luhatshëm në Kosovë, por pasditen e sotme dhe gjatë mbrëmjes ka pasur prishje të tij duke
shkaktuar edhe
dëme në disa zona të vendit.
Në orët e mbrëmjes reshjet shiut dhe era e fortë ka
shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Ferizajt dhe në fshatra përreth.
Dëme më së shumti janë
shkaktuar në objekte të banimit, pullaze të shtëpive, në stalla të kafshëve, në vetura dhe
dëme në rrjetin e energjisë
elektrike.
Shkaku i dëmtimit të disa shtyllave
elektrike gjashtë fshatra kanë mbetur pa rrymë dhe pa ujë të pijshëm. Xhevat Sallahu, përfaqësues i fshatit Zllatar i komunës së Ferizajt, ka thënë për KOHËN se janë njoftuar organet e Policisë së Kosovës, KEDS-it dhe ekzekutivit të komunës për dëmet e shkaktuara.
“Policia e Kosovës aktualisht ka dalë në fshatrat Dardani dhe Zllatar për ta parë gjendjen, ndërkohë po presim që edhe organet e KEDS-it të ta rregullojnë rrjetin e energjisë
elektrike.
Përveç këtyre dy fshatrave edhe Sojeva, Mirosala, Bibaj dhe fshati i Vjetër kanë mbetur pa energji
elektrike dhe pa ujë të pijshëm. Dëmet janë shumë të mëdha edhe në objekte të bizneseve”, ka thënë Sallahu.
Shtuar më 31/07/2020,
ora 22:35