Moti i "çmendur" zgjat edhe pak, kur rriten temperaturat?
Pëlqej
Temperaturat e këtij qërshori nuk kanë qenë fare normale për stinën.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit sot pasdite dhe nesër në gjysmën e qarqeve të vendit pritet të ketë reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa prej tyre.

Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve, reshjet priten të jenë të dobëta, deri lokalisht mesatare.

Në zona shumë të kufizuara të çdo qarku reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore sot pasdite dhe në mbrëmje.

Për sa i përket temperaturave ato pritet të variojnë në bregdet: 17 / 24 °C, në vendet e ulëta: 17 / 25 °C dhe në vendet malore: 10 / 18 °C. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2018, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori