Moti bën kthesën e frikshme në Durrës, qyteti përfshihet nga një stuhi e fuqishme (FOTO LAJM)

Teksa shqipëria prej disa ditësh është pushtuar nga iu nxehti afrikan, ku temperaturat kanë shkuar mbi 40 gradë, pasditen e sotme në Durrës ka bërë një kthesë të pazakontë.

Qyteti bregtdetar është goditur nga një stuhi e fuqishme e shoqëruar me shtrëngata shiu, erëra të forta dhe shkarkesa atmosferike.

Nga ky mot i pazakontë janë shënuar edhe disa dëme.

Era e fortë ka rrëzuar skelat e vendosura në shkollën 9-vjeçare “Jusuf Puka”, e cila po rikonstruktohet.

Fatmirësisht nga ky incident nuk ka persona të lunduar.
Shtuar më 14/08/2019, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori