MOTI/ Bëhuni gati e ikni për plazh këtë fundjavë (FOTO LAJM)

Fundjava do të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

Në Alpe dhe përgjatë relieveve malore, vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu.

Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në orët e pasdites të së dielës era fiton intensitet deri në 15m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare.

Sot pasdite (e premte, dt. 10) dhe nesër (e shtunë, dt. 11) nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt. 11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 32°C
në vendet e ulëta: 18 / 34°C
në vendet malore: 14 / 30°C

ERA

Sot pasdite (e premte, dt. 10) dhe nesër (e shtunë, dt. 11) era pritet të fryjë e lehtë.

Shtuar më 10/07/2020, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori